Greqia nxjerr ushtrin në Mesdhe, Erdogan: Ka futur veten në kaos

64336F0C AAB7 412A B1C2 F37DE4BD0C4A

Turqia nuk do të marr hapa pas në aktivitetin e saj të kërkimit me anijen “Oruç Reis” dhe anijet ushtarake që e shoqërojnë në Mesdheun Lindor. Kështu ka bërë me dije presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Kjo deklaratë e Erdogan, sikur bën me dije media turke “Daily Sabah” vjen pasi Greqia tha që do të dërgonte të martën një forcë ajrore dhe detare ushtarake për stërvitje në zonën ku Ankaraja është duke kryer kërkime për naftë dhe gaz.

Pak orë pas më pas, Turqia tha se edhe flota e saj ushtarake do të ndërmarri stërvitje në jug të ishullit të Kretës, ne pjesën lindore të Mesdheut.

“Turqia dhe anijet e marinës aleate do të kryejnë stërvitje detare në lindje të Mesdheut më 25 gusht me qëllimin për të promovuar koordinimin dhe ndërveprimin”, tha në tuiter Ministri i Mbrojtjes.

Duke folur pas një mbledhjeje me kabinetin në Ankara, Erdogan e cilësoi deklaratën e Athinës një akt të dëmshëm, që rrezikon sigurinë e lundrimit të të gjitha anijeve në zonë.

“Me këtë qëndrim në kundërshtim me ligjet me ndërkombëtare, vullnetin dhe raportet fqinjësore, Greqia e ka futur veten në një kaos nga ku nuk mund të shpëtojë. Nga ky moment, Greqia do të mbajë e vetme përgjegjësitë për të gjitha konfliktet në rajon dhe do të jetë e vetmja që do të vuajë”, tha Erdogan.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.