Në vetëm një muaj që kishte mbërritur në Itali, të riut shqiptar i gjejnë shumën e madhe me euro në banesë
Një i ri 23-vjeçar shqiptar me një rekord të pastër kishte mbërritur në Itali vetëm një muaj më parë.
Ai përfundoi në prangat e policisë në Foligno, pasi u kap duke shitur kokainë në zonën e spitalit.
I riu sipas mediave lokale vendase, kishte mbi 9,000 euro para të gatshme në shtëpi, që besohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.
Pas raporteve nga qytetarët, policia e vuri nën vëzhgim të riun dhe për disa orë shiti katër doza droge. Më pas ndaluan makinën e të riut dhe e identifikuan.
Gjatë kontrollit pasues në shtëpi, përveç tre pakove me drogë dhe materialit për paketimin e dozave individuale të kokainës, policia gjeti 9,050 €, nga të cilat 23-vjeçari nuk ishte në gjendje të justifikonte. Paratë u sekuestruan gjithashtu.
LEXO TE NGJASHME