Fustani me luleshtrydhe që hëngri Tik-tokun
Gazeta e njohur amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull stilistes shqiptare nga Kosova, Lirika Matoshi.
I botuar me titullin “The Strawberry Dress That Ate TikTok” (Fustani me luleshtrydhe që hëngri Tik-tokun)
Bëhet fjalë për një fustan të lehtë e gjithë frymëmarrje, që papritur u kthye në një fenomen botëror, nëpërmjet videove amatore, humorit e obsesionit që bëhet aq shpejt viral në internet.
Lirika është vetëm 24-vjeçare dhe suksesi i saj ka tërhequr median, përfshi edhe revistën e njohur të modës “Vogue”.
Në një bisedë me “The New York Times”, ajo flet edhe për fëmininë e saj të mbushur me kujtimet e luftës.
“U rrita me histori të tmerrshme se sa dëme të mëdha i bëri vendit tonë lufta, se si u përdhunuan gratë dhe u masakruan njerëzit e pafajshëm”, thotë ajo për gazetën. “Ëndrra ime e vetme ishte që një ditë të mund të udhëtoja dhe të përfaqësoja vendin tim dhe t’i ndihmoja me sa të mundesha”. (Ruben Avxhiu. Illyria)
Artikullin origjinal mund ta lexoni këtu: https://www.nytimes.com/2020/08/18/style/strawberry-dress-tiktok-instagram-who-designed-where-to-get.html
LEXO TE NGJASHME