OBSH: ‘Moshat e reja po përhapin koronavirusin në botë’
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të martën se është e shqetësuar që moshat e reja 20-30-40 vjeçare po infektohen në nivele të larta.
Shumica e tyre nuk janë të vetëdijshëm për infektimin nga Covid 19, kjo sjellë një rrezik të shtuar se ata mundet ta përhapin virusin te grup moshat e treta.
Zyrtarët e OBSH-së kanë treguar që shifrat e të rinjve të infektuar në rang global po rriten me shpejtësi të madhe.
“Epidemia është duke ndryshuar, personat e moshave 20-30 dhe 40-vjeçare janë duke përhapur virusin. Shumica as nuk janë të vetëdijshëm se janë infektuar”, ka thënë drejtori i OBSH-së për rajonin e Paqësorit, Takeshi Kasai.
Disa vende në botë kanë aktivizuar një bllokim të dytë, si masë në parandalimin e përhapjes së Covid 19, ndërsa kompanitë farmaceutike janë në garë për të gjendur një vaksinë efektive.
Që nga fillimi I pandemisë Covid 19 ka infektuar më shumë se 22 milion persona dhe ka shkaktuar rreth 775 mijë viktima.
LEXO TE NGJASHME