Britani, mbi 100 mijë vullnetarë për të eksperimentuar vaksinën e COVID-19

0.7vaksinaaa

Më shumë se 100 mijë persona janë regjistruar si vullnetarë për t’u bërë pjesë e testimeve mjekësore për vaksinën e ardhshme kundër virusit COVID-19 në Britani.

Kërkuesit u kanë bërë apel qytetarëve që të vazhdojnë të regjistrohen, sidomos nëse janë mbi moshën 65 vjeçare ose janë me ngjyrë, aziatikë ose vijnë nga minoritete etnike.

Qeveria britanike ka deklaruarse ka si synim që të regjistrojë sa më shumë njerëz për të testuar vaksinën deri në muajin tetor në mënyrë që të bëhen edhe testime në shkallë të gjerë, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.

Kate Bingham, shefja e task-forcës qeveritare për vaksinën e cilësoi këtë si një “nisje të jashtëzakonshme”.

“Na duhen sa më shumë njerëz, me prejardhje të ndryshme, në mënyrë që të mund të realizojmë sa më shpejt studimin për gjetjen e vaksinës në mënyrë që të mbrojmë ata që kanë nevojë në përballjen me koronavirusin”, u shpreh ajo.

Në Britani po planifikohet që në muajt e ardhshëm të kryen disa testime për vaksina të mundshme kundër COVID-19.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.