Ish-ministri kosovar bën vaksinën ruse anti- COVID: S’kam asnjë efekt anësor

1597401155 MinistriiZhvillimitEkonomik

KOSOVË- Vaksina ruse e bërë publike nga Presidenti Vladimir Putin ka ngjallur jo pak debat në arenën ndërkombëtare, pasi ekspertët nuk besojnë në të qenit efektive dhe e sigurt për kurimin e COVID-19. Po siç duket, kjo gjë nuk e ka trembur ish-ministrin i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka i cili përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se e ka përdorur këtë vaksinë. Në postimin e tij ai ka theksuar se deri tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor.

“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor.”- ka shkruar Lluka. 

Prej ditës kur presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë, kanë reaguar, ekspertë dhe liderë nga e gjitha bota të cilët e kanë parë një zhvillim të tillë me skepticizëm, qoftë për shkak të kohës, qoftë për shkak të mënyrës së prodhimit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.