BE “i mbyll derën” Turqisë: Jemi në anën e Greqisë dhe Qipros. Ja si zgjidhen tensionet

Michel Erdogan

“BE qëndron plotësisht në anën e Greqisë dhe Qipros”, është një pjesë e bisedës telefonike të Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

Burime nga BE për mediat greke raporojnë se Michel ia ka bërë të qartë se anën e kujt mban në lidhje me tensionin mes dy shteteve, si dhe dënoi marrëveshjen mes Libisë dhe Turqisë. 

Ndër të tjera, i kërkoi që të shmangnin provokimet dhe tensionet duke i thënë se “BE po monitoron nga afër situatën dhe është në kontakt me të gjitha palët e përfshira”. Presidenti i KE nuk harroi t’i jepte këshillën e vetme duke i thënë se çështjet zgjidhen përmes dialogut.

Ndërkohë tensioni vijon të jetë i lartë mes Turqisë dhe Greqisë me rikthimin gjatë mëngjesit të sotëm në Zonën Ekskluzive Ekonomike të pretenduar nga grekët të anijes turke të kërkimit Oruç Reis. Ndërkohë, gazeta proqeveritare turke “Yeni Safak” ka patur në faqen e saj të parë sot një shkrim në lidhje me ishujt grekë në kufi me Turqinë, të cilët sipas saj janë të mbushura me baza ushtarake, armatime dhe ushtarë në kundërshtim me marrëveshjen e Lozanës.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.