Trump: Do të blejmë 100 milionë doza të vaksinës së koronavirusit

trumpi2020

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se qeveria amerikane do të binte 100 milionë doza të vaksinës eksperimentale të koronavirusit nga firma farmaceutike ”Moderna”, që aktualisht është në një fazë të përparuar të testimit te njerëzit.

“Ne kemi arritur një marrëveshje me ‘Moderna’-n për të prodhuar dhe furnizuar 100 milionë doza të vaksinës së koronavirusit. Qeveria federale do t’i zotërojë këto doza të vaksinave, ne jemi duke i blerë ato”, theksoi Trump.

Firma bioteknike amerikane ”Moderna Therapeutics” është në fazën e tretë të testimit të vaksinës së saj.

”Qeveria amerikane është gjithashtu në partneritet edhe me kompaninë ‘Johnson & Johnson’ dhe disa kompani të tjera amerikane për të mbështetur prodhimin në shkallë të gjerë të vaksinave”, tha Trump.

Njoftimi vjen në një kohë kur presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se Moska kishte regjistruar vaksinën e saj Covid-19.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.