Tensione në Mesdhe, BE takim emergjent për raportin Turqi-Greqi
Në një kohë kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë acaruar ndjeshëm për shkak të vendosjen së anijes turke Oruc Reis, Athina Zyrtare ka kërkuar ndihmën e Brukselit për organizimin e një takimit urgjent të ministrave të jashtëm të BE.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Sigurisë Joseph Borrell, me anë të një postimi në tëitter deklaroi se ministrat e jashtëm të vendeve anëtare do të takohen të Premten dhe në axhendën e takimit do të jetë tensioni i marrëdhënieve greko-turke, situata në Bjellorusi dhe Liban. Takimi i ministrave do të zhvillohet përmes një video-konference.
Kryeministri Grek Kiryakos Mitzotakis, ka bere te ditur se shteti helen është në gatishmëri pasi anija e kërkimit sizmik Oruç Reis arriti në Qipro për të vazhduar aktivitetet e saj në kërkim të hidrokarbureve.
Në anën tjetër ministri turk, Fatih Donmez bën të ditur se anija turke po përparon me shpejtësi të madhe për ti siguruar Turqisë të gjithë të dhënat e nevojshme për sigurimin e hidrokarbureve. Ai deklaroi se deri në përfundim të misionit anija do të kishte bërë 1. 750 km kërkime në det.
Kryeministri grek pas arritjes së anijes turke, zhvilloi një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, pas së cilës ai bëri thirrje që problemet të zgjidhen në frymën e “solidaritetit mes aleatëve”.
LEXO TE NGJASHME