Tërhoqi kursimet e jetës për të përballuar COVID-19, ia grabisin në pak sekonda …
Një burrë nga Kalifornia e SHBA-ve, ka rënë pre e një grabitje me shifra të frikshme.
Francisco Cornejo shkoi në bankë për të tërhequr rreth 200 mijë dollarë, për shkak se familja gjendej në gjendje të vështirë financiare si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Në momentin që burri ka dalë nga banka e është drejtuar për në makinë, një tjetër burrë afrohet pranë tij dhe i rrëmben çantën me para.
Në pamjen e publikuar, shikohet Francisco i shtrirë përdhe dhe me plagë në krahun e djathtë, ndërsa grabitësi shfaqet duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e këtij incidenti, burri ka pësuar disa lëndime në trup.
“Prindërit e mi kishin nevojë për ato para, për t’i mbijetuar pandemisë, sepse të dy janë të papunë.
Ata gjithashtu kujdesen edhe për gjyshen time 94-vjeçaren e cila ka shpenzime të mëdha mjekësore. Me ato para do të paguhej dhe shkolla e motrës”, u shpreh i tronditur burri.
LEXO TE NGJASHME