Çdo e keqe e ka një të mirë, ja heroina që shpëtoi 3 foshnje të sapolindura dje në Beirut

0.6infermiere.beirut

Shpërthimi në Bejrut që ndodhi dje na la jo vetëm të shokuar, por dhe zemërvrarë kur mendojmë për jetët e humbura dhe shkatërrimin që solli. Megjithatë edhe në një ditë të trishtë si kjo, duket se mirësia dhe dashuria arrin të sjellë ngushëllim.

Këtë rast ka qenë një infermiere e cila ka marr vëmendje në saj të veprimit të saj heroik.  Ajo ka shpëtuar 3 të porsalindur ndërkohë që një spital në Beirut ishte i shkatërruar dhe jeta e vogëlushëve rrezikohej.

Ishte fotografi Bilal Jawich, i cili arriti të kapë imazhin e infermieres që mbante në krahë tre të porsalindurit. Në foto duket ambient i shkatërruar, xhamat e thyer dhe infermierja që shtrëngon pas vetes tre foshnjat.

“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra, mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me të sotmen. Kjo heroinë, me tre të porsalindur në krahë, e rrethuar nga dhjetëra trupa të pajetë dhe të plagosur.” , – shkruan fotografi përbri fotos.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.