Mund të mos ketë kurrë një ‘plumb të argjendtë’ për COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një tjetër paralajmërim të zymtë.
Ajo deklaroi se mund të mos ketë kurrë një ‘plumb të argjendtë’ për koronavirusin e ri.
Sipas OBSH, mund të mos ekzistojë kurrë vaksina perfekte për virusin.
Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë.
Ai tha se mesazhi i tij për qeveritë është që të bëjnë të gjithë gjërat që munden.
“Një numër vaksinash janë në fazën e tretë të testimeve klinike dhe ne shpresojmë që të kemi një numër vaksinash efektive që mund të parandalojnë infeksionin. Por nuk ka asnjë ‘plumb të argjendtë’ për momentin -dhe mund të mos ketë kurër,” tha ai.
“Testoni, izoloni dhe trajtoni pacientët, si dhe gjurmoni dhe karantinoni kontaktet e tyre. Bëni të gjitha gjërat që mundeni. Informoni komunitetin”, tha ai.
OBSH ka paralajmëruar disa herë se fundi i pandemisë është ende shumë i largët dhe se kriza sapo ka filluar.
LEXO TE NGJASHME