Eksperti: Pandemia e koronavirusit në Itali ka përfunduar

0.1italiaaaaaaa

Një virolog italian, Giulio Tarro, ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi, ka thotë se pandemia në Itali ka përfunduar.

Tarro, i cili ishte ndër mjekët më aktivë në luftën kundër kolerës në vitet shtatëdhjetë thotë: “Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme tani nuk ka kuptim. Pandemia në Itali ka përfunduar”.

Për shpërthimet në rritje në Itali ai komentoi: “Ato janë demonstrime normale në fund të një procesi pandemik. Këto janë infeksione të importuara, jo autoktone”.

Kurse mjeku italian, Alberto Zangrillo deklaron se Covid-19 e ka humbur forcën e tij.

Drejtori i kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele në Milano është gjithnjë e më i bindur se italianët duhet t'i kthehen jetës normale.

Gjatë javëve të fundit, ai ka nxitur shumë diskutime mbi pretendimin e tij se ky virus do të kishte vdekur.

Gjatë një daljeje live në “La7”, Zangrillo ka ripërsëritur tezën e tij duke thënë se “virusi ka humbur forcën”, gjë që e ka nënvizuar në një letër për “Fatto Quotidiano”.

“Kushdo që është në kontakt me një mjek spitalor italian e di se, muajt e fundit, shkaku kryesor i shtrimit në spital të pacientëve me Sars-Cov2, ka ndodhur për shkak se ata kanë sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Zangrillo.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.