Covid-19/ 608 mijë viktima dhe 14,6 milion të infektuar

0.222coronavirus 2 600x3601595227497

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 14,6 milion, përkatësisht 14,646,706 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 608,978.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 143,289 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 79,533, Britania e Madhe me 45,300, Italia me 35,045, Franca me 30,152 dhe Spanja me 28,420.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 8,737,835 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 5,2 milion raste aktive që presin të shërohen.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.