Nga e hëna, Sllovenia fut në karantinë cilindo që vjen nga shtetet e 'listës së kuqe'

0.6ssslloveni 750x430 11595054675

Zagreb – Sllovenia do të fillojë që nga e hëna të lëshojë urdhra karantinimi për cilindo që vjen nga shtetet e zonës "së kuqe" nëpërmjet vendkalimeve kufitare me Kroacinë, konfirmoi të premten, Ministri i Brendshëm Ales Hojs.

Kjo i referohet të gjithë qytetarëve sllovenë dhe shtetasve të huaj me vendbanim në Slloveni, të cilët vizitojnë shtetet e listës së kuqe, të cilët konsiderohen me rrezik të lartë në lidhje me epideminë Covid-19, të tilla si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, dhe të cilët kalojnë tranzit nëpërmjet Kroacisë.

Deri më tani janë dhënë urdhëra të tilla në katër vendkalime kufitare ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe nga e hëna ato do të jepen në të gjitha vendkalimet kufitare. Urdhrat për karantinim do të prodhohen në mënyrë elektronike nga Ministria e Shëndetësisë dhe i gjithë procesi do të zgjasë 5 deri në 7 minuta, tha Hojs.

Ai shtoi se kohë më e gjatë pritje mund të ketë në vendkalimet kufitare gjatë fundjavave kur trafiku është më i madh, veçanërisht në vendkalimet Gruskovje / Macelj dhe Obrezje / Bregana.

Hojs konfirmoi që për momentin Kroacia do të mbetet në listën e verdhë të vendeve më pak të sigurta, që do të thotë se sllovenët që kalojnë pushimet e tyre verore në brigjet kroate të Adriatikut , nuk do të duhet të hyjnë në karantinë sapo të kthehen në Slloveni, por do të pyeten nga Policia kufitare saktësisht se ku kanë qenë dhe ta dëshmojnë qëndrimin e tyre, nëse dyshohet se ata thjesht kanë kaluar nëpër Kroaci.

Sllovenia ka pasur 19 raste të reja të koronavirusit të ri çdo ditë për tre ditët e fundit, dhe zëdhënësi i qeverisë Jelko Kacin tha të premten se rastet e fundit kanë ardhur nga grupimet e identifikuara tashmë. Ata u dëshmuan pozitiv pasi u testuan gjatë kohës që ishin në vetizolim, duke shtuar se përhapja e virusit në vend është nën kontroll.

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.