Si u dhunua Zijadin Sela/ Publikohen pamje të reja të agresionit brutal në Kuvend
Kjo video ka dokumentuar momentin kur kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët , Zijadin Sela u dhunua brutalisht në kuvend nga protestuesit të cilët kundërshtonin zgjedhjen e kryetarit shqiptar të institucionit ligjvënës, Talat Xhaferi.
Pasi është goditur me mjete të forta dhe breshëri grushtash, Sela është rrëzuar në tokë pa ndjenja.
Ithtarët e partisë VMRO-DPMNE, që atë kohë drejtohej nga kryeministri Nikolla Gruevski, më 27 prill të vitit 2017 jo vetëm që pushtuan Kuvendin, por edhe ushtruan dhunë mbi deputetët e opozitës së atëhershme, Lidhjes Socialdemokrate.
Kreu i LSDM-së pësoi lëndime të rënda, po ashtu edhe deputetë të tjerë.
Rikthimi i këtyre pamjeve vjen në një kohë kur qytetarët në Maqedoninë e Veriut, po zgjedhin përbërjen e re të parlamentit me 120 vende e nuk dihet se si mund te influencojne tek vota.
LEXO TE NGJASHME