E fundit, edhe një shtet tjetër mbyll kufirin me Shqipërinë
Pas mbylljes se kufirit nga BE, qytetarët shqiptarë nuk mund të futen edhe në Hungari.
Qeveria e Hungarisë ka vendosur këtë masë në kundër të protokolleve anti-covid.
“Ne duhet të ruajmë veten, në mënyrë që virusi të mos sillet nga jashtë. Shkalla e infeksionit këtu po bie dhe ne duam ta mbajmë atë kështu”, tha Gergely Gulyas, kreu i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, para gazetarëve.
Sipas vendimit asnjë qytetar i huaj nuk mund të hyjë në Hungari nga mesnata e së martës për shkak të COVID-19 nga shtetet:
– Shqipëri
– BiH
– Kosova
– Maqedonia e Veriut
– Moldavia
– Mali i Zi
– Serbia
– Ukrainë
– pothuajse në të gjitha vendet aziatike dhe afrikane
Ndërsa disa vende të tjera për t’u futur duhet t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe të karantinohet.
Një masë e tillë nuk do të merret vetëm nëse kanë bërë 2 teste negative brenda 5 ditëve.
Shtetet që do të aplikohet kjo masë janë:
– Bullgaria
– Portugalia
– Suedia
– Rumania
– Anglia
– Norvegjia
– Rusia
– Japoni
– Kinë
– SH.B.A.
LEXO TE NGJASHME