Greqia, gati të rikthejë kufizimet që të hënën: Të mbrojmë shumicën nga mendjelehtët

0.5tthumb large thumb large1594298573

Athinë - Autoritetet greke thanë se janë gati të rivendosin kufizimet për publikun dhe për udhëtimet javën e ardhshme, duke paralajmëruar se udhëzimet për t’u mbrojtur nga koronavirusi shpesh po injorohen.

Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë, tha se autoritetet ishin "të vendosura për të mbrojtur shumicën e njërëzve nga pakica mendjelehtë", duke shtuar se qeveria ka të ngjarë të njoftojë kufizime të reja nëse do të jetë e nevojshme të hënën.

Greqia, e cila vendosi masa të rrepta bllokimi, ka ruajtur nivele të ulëta infeksioni. Por rastet janë shtuar që kur u hoqën kufizimet dhe udhëtimet ndërkombëtare rifilluan javët e fundit.

Pestas tha se autoritetet ishin përqendruar në rritjen e numrit të rasteve në shtetet afër, në vendet e Ballkanit dhe tek turistët që hynin në Greqi nëpërmjet kufirit tokësor me Bullgarinë, në pikën e vetme të kalimit që është hapur për udhëtime jo të rëndësishme.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.