Shtatë kushte në Nju Jork për të dalë nga izolimi

nyc

Sipas tabelës, Long Island ka realizuar vetëm 2 nga 7 kushtet. New York City vetëm 3 nga 7. Disa prej rajoneve u kanë mbetur vetëm dy kushte.
 
Guvernatori Andrew Cuomo i ka përmbledhur në një tabelë për të ndjekur ecurinë. Për lehtësi, aty ku shihni ngjyrë të gjelbër, kushti është plotësuar. Me të kuqe, ende jo.
Lart janë kushtet, anash janë rajonet e shtetit New York, duke nisur nga Rajoni i Kryeqytetit (Albany), etj. Mes tyre më të njohur për ju janë Long Island, New York City, dhe Mid-Hudson, ku jetojnë shumica e shqiptaro-amerikanëve njujorkezë.

Tani, shtatë kushtet, sipas tabelës, plotësimin e të cilave mezi po presim për të dalë nga izolimi.

1)14 ditë rënie në numrin e të shtruarve në spitale (këtë po e ndjek çdo ditë me grafiqet e botuara) OSE më pak se 45 shtrime të reja në spital gjatë tre ditëve. Kjo, si mund ta shihni nga tabela është realizuar tashmë në të gjitha rajonet përveç dy prej tyre. Në rang shteti, në fakt është realizuar. Do të kisha preferuar që guvernatori ta maste ashtu dhe jo të ndarë në rajone, që disa vende të mos paguajnë për shkak të të tjerave. Nga ana tjetër e kuptoj argumentin e solidaritetit dhe konceptin e enëve të përbashkëta.
2)14 ditë rënie të vdekjeve në spitale OSE më pak se 15 vdekje në tre ditë. Kjo nuk është realizuar ende vetëm në Long Island dhe në Mid-Hudson. Rajonet më afër New York City, i cili, megjithë goditjen e rëndë duket se ka 14 ditë që numri i vdekjeve bie (duket besoj edhe në grafikun që sapo postova – me dy-tri hapa pas, po mbase pa rëndësi nëse sheh mesataren javore.)


3)Shtrimet e reja në spitale (më pak se 2 vetë për çdo 100,000 banorë – e matur me mesataren e 3 ditëve të njëpasnjëshme). Ky është pak kusht i vështirë dhe pak i skajshëm. 2 të shtruar në 100,000 ngjan pak si shifër e shpërfillshme dhe vetëm në kaosin e krijuar nga koronavirusi mund të imagjinohet një kusht i tillë.
4)30% e shtretërve të spitaleve duhet të jenë të lira. Jemi shumë afër në Long Island dhe New York City. Të tjerët tashmë e kanë realizuar.
5) 30% e shtretëve të terapisë intensive me ventilator, aparat për frymëmarrje (ICU). Këto janë për pacientët në gjendje të rëndë. Në New York City, vetëm 21% janë të lira. Këtu kemi pasur edhe rastet më të rënda. Long Island me 28% është afër realizimit. Të gjitha rajonet e tjera “gjelbërojnë”.
6) 30 për një mijë banorë të testuar çdo muaj (mesatarja javore e testeve të reja të çdo dite). Me këto ritme po testohen vetëm në zonat më të populluara e më të prekura. Do të realizohet sapo të ketë më shumë teste në dispozicion.
7)30 gjurmues kontaktesh për çdo 100,000 banorë. Këta janë ata që kur të bjerë në minimum numri i të infektuarve, do ta mbajnë virusin nën kontroll duke identifikuar dhe njoftuar të gjithë ata që ka takuar i infektuari i ri. Në mënyrë që virusi të dihet në çdo moment se ku është. Procesi është i jashtëzakonshëm.

Sipas tabelës, Long Island ka realizuar vetëm 2 nga 7 kushtet. New York City vetëm 3 nga 7. Disa prej rajoneve u kanë mbetur vetëm dy kushte.
Një datë që përmendet shpesh është 29 maji. Po masat shtrënguese skadojnë në 15 maj e së shpejti do të merret vendim nëse do të shtyhen edhe deri në 15 qershor, apo do të hiqen shumë më shpejt.
Kjo tabelë thjeshtëzon mënyrën për ta ndjekur procesin.Marre nga Ruben Avxhiu/Illyria

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.