Tirane, ofroj vend pune Drejtor Operacionesh

EPPC Albania kërkon një Drejtor Operacionesh për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të përpunimit të frutave në vend.
Kandidati duhet të njohë dhe të jetë i familjarizuar me tregjet e frutave në vend.
Përgjegjësitë Kryesore:
Përcjell në baza ditore dhe është përgjegjës për operacionet e kompanisë;
Kujdeset për ngritjen e performancës së punëtorëve të kompanisë dhe motivon/inkurajon punëtorët në zhvillimin e tyre;
Kujdeset për rritjen e efikasitetit të punës në shitjen e produkteve dhe kujdeset për rritjen e prezencës së kompanisë në treg;
Realizimi i objektivave të vendosura nga kompania;
Njohja shumë e mirë e tregut dhe shfrytëzimi optimal i mundësive që ofron ky treg;
Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët dhe aktorët e tjerë ne treg;
Raportim i rregullt mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania;
Punë të tjera operative.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë;
Përvojë të mëparshme në këtë fushë;
Të jetë i komunikueshëm;
Të disponojë leje drejtimi dhe të jetë i gatshëm për të udhëtuar;
Të jetë person i përgjegjshëm dhe me dëshirë për të punuar.
Të dhënat:
Pozicioni: Drejtor Operacionesh; 
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Konkurruese;
Aplikimet mbyllen: 23.07.2018
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.