EXPO CITY ALBANIA ( WWW.EXPOCITY.AL) ËSHTË NË KËRKIM TË NJË MENAXHER
Projektesh i cili garanton të gjitha aspektet e organizimit, ekzekutimit dhe mirëfunksionimit të një aktiviteti Ekspozues ne Expo City, duke realizuar detyrat e mëposhtme: 1. Ideimin, planifikimin, zhvillimin, organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të një Ekspozimi, me fokus të qartë biznesesh të përfshira dhe target të qartë të konsumatorëve të prekur. 2. Angazhimin dhe shtysën e forcës shitëse për realizimin e Projektit të të ideuar dhe zbatuar.3. Njohjen e zhvillimeve dhe avancimeve të shërbimeve të fushës dhe ndryshimeve të pritshme të kërkesave të Klientëve. 4. Identifikimin, kontaktimin dhe realizimin e bashkëpunimit me partnerë dhe organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim shtrirjen e aktiviteteve të Expo City edhe përtej kufinjve. 5. Ndjek zbatimin e planit marketing dhe PR për të gjithë projektin e organizuar dhe aktivitetet e ofruara brenda tij. Kërkesat- Përvojë të mëparshme në pozicion organizimi aktivitetesh për një ose më shumë kompani. - Avantazh përbën përvoja e mëparshme në një kompani që ofron shërbime kundrejt bizneseve (B2B). - Nivel të lartë shkollimi akademik me mesatare të lartë- Aftësi të forta në marketing dhe shitje.- Komod me lëvizjet në terren dhe në drejtim mjeti. Aplikimi duhet të dërgohet në adresën info@expocity.al duke vënë në subjekt titullin e pozicionit për të cilin aplikohet. Ne falenderojmë të gjithë aplikantët, por vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen
LEXO TE NGJASHME