Tirane, ofroj vend pune Specialist Blerjesh

EPPC Albania kërkon një Specialist Blerjesh, për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në sektorin e tregtimit të materialeve elektrike italiane.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Identifikimi i nevojave të kompanisë për furnizimin e produkteve apo kategori produktesh;
  • Ndërtimi i marrëdhënieve të komunikimit me partnerët e biznesit brenda dhe jashtë vendit;
  • Negocimi për blerjen e produkteve;
  • Përditësimi i të dhënave për furnitorët, artikujt dhe çmimet dhe analiza e tyre;
  • Dhënia e porosive dhe ndjekja e tyre në procesin e zbatimit;
  • Koordinimi i punës me departamentin e shitjeve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare; (E preferueshme që të ketë studiuar në Itali)
  • Përvojë e mëparshme në sektorin e blerjeve;
  • Të zotëroj shumë mirë gjuhën Italiane, në të folur dhe të shkruar; (MUST)
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
  • Te jetë person i besueshëm të ketë iniciativë dhe të jetë bashkëpunues.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist i Blerjeve;
Vendndodhja: Autostradë, pranë QTU;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 21.05.2018.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: neila.hoxha@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.