Kerkohet Arketare
Kompania Deutschcolor, pas nje partneritet disa vjecar me DELTA GROUP, ka ndertuar ne Shqiperi fabriken e saj nga me modernet ne Ballkan, me nje teknologji gjermane te avancuar per prodhimin e bojerave ekologjike e shume produkteve te tjera. Deutschcolor eshte I hapur te mireprese cdo person energjik me vullnetin e mire ndaj kompanise, duke I dhene mundesi gjithesecilit te realizoje objektivat e tij personale ne aspektin professional. Në fokusin tonë primar, janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë. Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e Deutschcolor.Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Arketare
Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët :
- Preferohet te kete mbaruar Fakultetin Ekonomik
- Mosha e preferuar 23 – 35 vjec.
- Te kete minimum 1 vit experience pune
- Vendbanimi Durres/Tirane
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën elektronike : hr@deltagroup.eu
Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, DELTA GROUP, vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.
DEUTSCHCOLOR Sh.a
Rruga “Aleksandri i Madh” Tiranë
info@deutschcolor.de
www.deutschcolor.de
LEXO TE NGJASHME




















