Tirane, Ofroj vend pune Kimist
Kompania Dast sh.a pjesë e DELTA GROUP ku bëjnë pjesë kompanitë Deutschcolor, Delta Home,Thermoswiss, Dast dhe Delta. Dast është lider në prodhimin e ngjitësve dhe rifiniturave, si rrjedhim i rritjes së vazhdueshme të saj kërkon të rekrutoj staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e saj të biznesit. Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politik sociale e grupit tonë. Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.
Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Kimist.
Kërkesat që duhet të përmbushin kandidatet:
- Përfunduar studimet për Kimi Industriale.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
- Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike.
- Mosha 25- 35 vjec.
Si të aplikoni:Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dergoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni , në adresën : hr@dast.eu.Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, DELTA GROUP, vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.
Tek ne Cv-ja juaj është e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Autostrada Tiranë –Durrës
Durrës, Km 30
Phone: +355 52 25 25 25
Fax: +355 52 25 25 26
E-mail: info@dast.eu
Web: www.dast.eu
LEXO TE NGJASHME