Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Shitjesh (Patentë Ndërkombëtare)!
EPPC Albania kërkon një Inxhinier Shitjesh për një Patentë Ndërkombëtare, produktet dhe nënproduktet e së cilës (ngjitës, adezivë etj) përdoren gjerësisht në sektorin Industrial.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Pergatitje dhe prezantim teknik i përfitimeve të produkteve dhe shërbimeve tek klientët ekzistues dhe ata potencial;
- Ofrim i zgjidhjeve inxhinierike me qëllim plotësimin e nevojaveve dhe kërkesave të klientëve;
- Monitorim dhe informim rreth ecurisë së tregut dhe konkurencës;
- Zhvillimi dhe zbatimi i planit të punës në funksion të objektivave të kompanisë;
- Raportime periodike tek drejtuesit.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike, Elektrike;
- Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme (e preferueshme në segmentin industrial);
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze + MS Office;
- Njohuri të mira teknike dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Të zotërojë patentë të klasit B dhe gadishmëri për të udhëtuar.
Të dhënat:
Pozicioni: Inxhinier Shitjesh (Patentë Ndërkombëtare);
Pagesa: Ndër më të mirat në treg;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen:30.04.2018.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al
LEXO TE NGJASHME