Takime të Hapura ProCredit Bank– Mundësi Punësimi ProCredit Onboarding Process 07 maj 2018

ProCredit Onboarding Process, është një mundësi punësimi për profesionistët e kualifikuar dhe të sapodiplomuarit në universitete apo institucione të tjera të larta arsimore, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit. Procesi "Onboard" është mundësia e vetme e hyrjes në Bankën ProCredit. Të gjithë punonjësit e rinj kalojnë përmes të njëjtit proces përzgjedhje.
Kandidatët të cilët përfundojnë me sukses procesin e përzgjedhjes i ofrohet një kontratë pune dhe marrin pjesë në një proces gjashtë mujor “Onbording” në një mjedis ndërkombëtar. 
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij procesi punësimi, të mësoni më shumë për të dhe bankën ProCredit, bëhuni pjesëmarrjes në takimin e hapur. 
Si një punëdhënës i përgjegjshëm, ProCredit Bank siguron dhënien e informacionit të detajuar për të gjithë ju që jeni të interesuar të punoni me ne. Për të realizuar këtë proçes, ne kemi organizuar takime të hapura të quajtura: Mundësi Punësimi, në të cilat prezantojmë proçesin tonë të rekrutimit dhe ProCredit Onboarding Process prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni përpara se të merrni pjesë në këto takime.
Ju do të keni mundësi të takoheni dhe të flisni me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore në takimet e hapura, të cilat zhvillohen çdo muaj, si më poshtë:
Vendi: ProCredit Bank, Drejtoria Qendrore, Rr "Dritan Hoxha" Laprakë, Tiranë
Data: Takimi i rradhës 07 maj 2018 
Adresa: Drejtoria Qendrore, Rr "Dritan Hoxha" Laprakë, Tiranë
Oraret: Takimi i parë në orën 14:00-15:00 dhe Takimi i dytë në orën 15:30-16:30
Konfirmim pjesëmarrje: Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Takimin e Hapur, datë 07 maj 2018,ju lutemi shkruani në adresën burime_njerezore@procredit-group.com duke specifikuar edhe orarin e pjesëmarrjes.


Ne ju ftojmë të lexoni më shumë në faqen www.procreditbank.com.al.

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.