Kerkohet Konsulente Shitje / Filiali Kamez, Tirane
Kompania Deutschcolor pjesë e DELTA GROUP, sjell në Shqipëri traditën Gjermane 100-vjeçare në prodhimin e bojërave për ambjente të brendshme dhe të jashtme. Si rrjedhojë e rritjes së saj të vazhdueshme, Deutschcolor kërkon të rekrutojë staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e biznesit. Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë. Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.
Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin : Konsulente Shitje / Filiali Kamez, TiraneKriteret që duhet të përmbushin kandidatët :
- Të kenë përfunduar Fakultetin Ekonomik.
- Të kenë njohuri të programit Alpha.
- Preferohet të kenë 1 vitë eksperiencë.
- Mosha 25-35 vjec.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresen : hr@deutschcolor.de .
Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, DELTA GROUP, vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.
DEUTSCHCOLOR Sh.a
Rruga “Aleksandri i Madh” Tiranë
info@deutschcolor.de
www.deutschcolor.de
LEXO TE NGJASHME