Konsulent / e Shitjesh, Korce
Delta është pjesë e DELTA GROUP ku bëjnë pjesë kompanitë Deutschcolor, Delta Home, Dast, dhe Delta. Delta është lider në tregtimin e pllakave, parketeve, hidrosanitareve dhe shumë aksesorëve të ndryshëm. Gjithashtu zotëron eksluzivitetin e disa kompanive të njohura ndërkombëtare si Aparici, Hansgrohe, Duravit, Geberit, Krono etj. Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë. Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Konsulent / e Shitjesh, Korce
Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët:
- Arsim mesëm/ arsim I lartë.
- Aftësi të mira për të punuar në grup.
- Aftësi të mira komunikimi.
- Mosha e preferuar 25-35 vjec.
- Eksperienca të mëparshme në këtë fushë përbëjnë avantazh.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për ketë mundësi, ju lutem dergoni CV dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën: hr@delta.al .
Ju do të kontaktoheni nga Burimet Njerëzore, DELTA GROUP, vetëm nëse CV dhe Dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.Tek ne Cv-ja juaj është e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Autostrada Tiranë – Durrës,
Km 1.5, Tiranë
+355 42407445
info@delta.al
www.delta.al
LEXO TE NGJASHME