Ofrohet Vend Pune Koordinator/e Blerjesh
Delta Home është pjesë e DELTA GROUP ku bëjnë pjesë kompanitë Deutschcolor, Delta Home,Thermoswiss, Dast dhe Delta. Delta Home sjell në Shqipëri ekskluzivitetin e tregtimit të markave me të mira ndërkombëtare, për arredimin e ambjenteve tuaja, si: kuzhina, dhoma gjumi, dhoma ndenje, poltrona, divane, dhoma për fëmijë, zyra, studio dhe garderoba nga më klasiket tek më modernet.
Delta Home i sjell të gjitha këto, ekskluzivisht për ju, nga emrat më të njohur të arredimit si: Veneta Cucine, Pensare Casa, Novamobili, Visionnaire (Ipe Cavalli), Cantori, Cattelan Italia, Frighetto, Misura Emme, Domitalia, Dolfi, Dilazzaro, EMU, O&G, Volpi, Las Group, FAN Bugatti, Natuzzi etj. Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi/ bonuse, në referencë të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë. Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Koordinatore Blerjeje.
Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët:
- Përfunduar arsimin e lartë
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze.
- Aftesi komunikimi dhe menaxheriale.
- Mosha e preferuar 28-35vjec.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për ketë mundësi, ju lutem dergoni CV dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën: hr@deltahome.al.
Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, Delta Home, vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.Tek ne Cv-ja juaj është e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Autostrada Tiranë – Durrës
Tiranë, Km 1.5
+355 42 231 382
info@deltahome.al
www.deltahome.al
LEXO TE NGJASHME