Tirane, kerkojme 4 persona si Specialist/e shitjesh | Prezantues/e produkti ne Showroom, neto 750 € + bonuse
EuroAlba 2010është një kompani lider në tregun shqiptar për cilësinë e parë të pllakave,
të parketeve dhe produkteve hidrosanitare të markave më të njohura në Europë.
Kompania synon në rradhë të parë cilesinë, raportin e mirë me klientin dhe duke ndjekur trendin,
ne fokusohemi të sjellim për klientët tanë produktin më të ri në treg.
Gjithashtu ofron mundësi të shkëlqyera motivimi, rritje, promovimi dhe shpërblimi për punonjësit e saj.
Duke qënë në rritje të vazhdueshme kerkojmë 4 specialistë/e në pozicionet:Specialist/e shitjesh | Prezantues/e produkti ne Showroom
Pergjegjesite kryesore:
- prezantimi i produkteve ne showroomin e kompanise me qellim finalizimin e shitjeve
per te arritur objektivat e paracaktuara dhe permbushjen e nevojave te klienteve.- Kontakton klientët e rinj dhe ekzistues për të identifikuar nevojat e tyre dhe se si këto nevoja mund të plotësohen nga Kompania.
- Orienton dhe sugjeron klientet mbi produktet dhe cmimet, duke u mbeshtetur ne kerkesat e tyre
- Ndjekja e procesit deri ne mberritjen e porosise prane klientit.
- Monitoron preferencat e klientëve dhe tregun për të përcaktuar fokusin e shitjeve.
- Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
- Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.
Kerkesat per keto pozicion:
- Të këtë mbaruar arsimin e lartë (përbën avantazh në Administrim Biznes, Marketing, Arkitekture ose fusha të ngjashme)
- Të ketë eksperienca të mëparshme në fushën e shitjeve.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe shitje.
- Të jenë persona energjike, të motivuar dhe të përkushtuar.
- Minimumi 3 vjet eksperienca te mëparshme në shitje.
- Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
- Aftësi për të menaxhuar kohën, të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
- Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme
- Të jete i aftë të punojë në grup,
- Të jetë i aftë të punojë nën presion,
- Te kete aftesi negociuese
- Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes
- Te jete i komunikueshem me koleget dhe i gatshem ne cdo kohe te jape ndihmen e tij per nevojat e kompanise
- Te karakterizohet nga ndershmeria,integriteti dhe korrektesia
- Te kete aftesi organizative,kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja
- Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise
Ju ofrojmë:
- Një punë me përgjegjësi të madhe
- Një punë me prespektivë afatgjatë
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dergojnë aplikimin e tyre me cv + foto
Aplikimet pa fotografi nuk do të merren parasysh.CV me foto në të dyja këto adresa: indrit.cela@hotmail.com dhe hr@euroalba.al
Ju njofotjmë që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë,
Adresa: Autostrada TR-DR, km 3 (Ngjitur me Porsche Albania).Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
LEXO TE NGJASHME