Tirane, kerkojme 2 persona Arkitekt/e, neto 500 € + bonuse
EuroAlba 2010 është një kompani lider në tregun shqiptar për cilësinë e parë të pllakave,
të parketeve dhe produkteve hidrosanitare të markave më të njohura në Europë.
Kompania synon në rradhë të parë cilesinë, raportin e mirë me klientin dhe duke ndjekur trendin,
ne fokusohemi të sjellim për klientët tanë produktin më të ri në treg.
Gjithashtu ofron mundësi të shkëlqyera motivimi, rritje, promovimi dhe shpërblimi për punonjësit e saj.
Duke qënë në rritje të vazhdueshme kerkojmë 2 persona në pozicionet:
Arkitekt/e
Përgjegjësitë kryesore për këtë pozicion janë:
- Marrja me klientë të rinj potencial.
- Përpilimi i preventiveve të ndryshëm
- Ide kreative për arredim në showroom
- Përpunimi i projekteve në 3D
- Disponibel për udhëtime jashtë shtetit për trajnime të ndryshme te furnitorët.
- Detyra të tjera që i ngarkohen nga menaxhimi.
Kualifikimet / Kërkesat
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Arkitekturë.
- Të ketë eksperiencë pune 2-3 vjecare ne interior design.
- Perben avantazh njohja e gjuhes anglese dhe gjuhes italiane.
- Të ketë njohuri shume të mira të programeve Autocad, Photoshop, 3DS Max.
- I aftë të punojë si në grup ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Të këtë nivel të lartë të angazhimit, këmbënguljes dhe elasticitetit.
- Të ketë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojë në dhënien e ideve të reja.
- Të ketë aftësi shumë të mira projektuese, analitike, komunikuese verbale.
- Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel.Power Point).
- I aftë për të krijuar raporte profesionale me klientët.
Ju ofrojmë:
- Një punë me përgjegjësi të madhe
- Një punë me prespektivë afatgjatë
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dergojnë aplikimin e tyre me cv + foto
Aplikimet pa fotografi nuk do të merren parasysh.
CV me foto në të dyja këto adresa: indrit.cela@hotmail.com dhe hr@euroalba.al
Ju njofotjmë që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë,
Adresa: Autostrada TR-DR, km 3 (Ngjitur me Porsche Albania).
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
LEXO TE NGJASHME