Tirane, ofroj vend pune Administrator sistemi
Nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit Teknik të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.
Titulli pozicionit: Sytem Administrator.
Linja raportimit: Ky pozicion relaton direkt tek përgjegjësi i departamentit te IT.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Instalon, mirëmban, konfiguron dhe bën backup-in dhe restaurimin e shërbimeve kur është e nevojshme për pajisjet dhe shërbimet e IDS. |
Kërkesa për kandidatët: |
1. Kandidati duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë (të preferueshëm janë dega e elektronikes, informatikës ose ai duhet të ketë eksperiencë të dallueshme). 2. Të ketë të paktën tre vjet në pozicionin e administrimit të sistemeve në një kompani telekomunikacioni ose me larmi të ngjashme të sistemeve. 3. Eksperiencë shumë të mirë në rrjetet dhe protokollet e rrjetit, në konfigurimin dhe gjetjen e problemeve të lidhura me konfigurimet e rrjetave, routimet, loop-et, humbjet e paketave, etj. 4. Eksperiencë në përdorimin e mjeteve të gjetjes së problemeve si telnet, ping, traceroute, ftp, tcpdump, nslookup, etj. 5. Kandidati duhet të ketë eksperiencë të dallueshme në sistemet virtuale. 6. Kandidati duhet të ketë eksperience në sistemet operuese Linux (Debian, Centos, etj), sistemet VOIP (bazuar ne Asterisk: Vicidial, kamailio etj). 7. Eksperiencë në punën me data bazat kryesore, në instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen e tyre, si dhe në punën konkrete me to (eksperiencë e dallueshme në programim për data baza). 8. Preferohen kandidatët që kanë certifikata në administrimin e sistemeve virtuale, sistemeve Linux dhe sistemeve Cisco. 9. Kandidati duhet të njohë gjuhën Italiane të shkruar, lexuar dhe folur. 10. Kandidati duhet të njohë programet e dokumentimit si Visio, paketën Office. Ai duhet të dijë të dokumentojë si duhet sistemet, konfigurimet, procedurat bazë, etj. |
Mund te kontaktoni në:
Cel. : 0692022225
Mail : endri.noti@ids.al
LEXO TE NGJASHME