Tirane, ofroj vend pune Agjent/e_HoReCa!

ADD kërkon kandidatë për:
Agjent/e_HoReCa

DETYRAT KRYESORE:
- Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues, merr porositë dhe zgjeron rrjetin me klientë të rinj 
- Fokuson përpjekjet e veta në shitje duke u bazuar në studimin e zonës përkatëse
- Mban menaxhimin e informuar duke paraqitur raporte të aktivitetit dhe rezultateve: 
*raporte ditore të porosive, 
*planet e punës javore 
*analizat mujore e vjetore të territorit përkatës
- Përqëndron shitjet e veta duke studiuar tregun dhe potencialin e klientëve
- Identifikon nevojat dhe propozon zgjidhje për përmbushjen e nevojave të klientëve
- Monitoron proçesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klientët
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e aseteve të kompanisë në treg

PROFILI:
Edukimi Dilpomë Universitare 
Përvoja Preferohet me përvojë të ngjashme
Leje Drejtimi Kategoria B

AFTËSITË:
- I/e fokusuar në shërbimin ndaj klientit
- Aftësi në përcaktimin e objektivave, menaxhimin e takimeve dhe mbylljes me sukses të negociatave
- Menaxhim territori / Motivim për shitje
- I/e aftë të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur
- Aftësi për të trajtuar situata problematike dhe për të përmbushur objektivat në kohë
- Aftësi për të punuar në presion
- Aftësi shumë të mira bashkëpunimi
- Aftësi në menaxhimin e kohës
- Vëmendje maksimale ndaj detajeve


DËRGONI CV TUAJ NË ADRESËN hr@add.com.al DERI NË DATËN 10 Prill 2018.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga CV do të njoftohen për test dhe intervistë pranë zyrave tona.

SUKSESE!


Albanian Distribution Development
Rr. Dhaskal Tod’hri Nr. 35, Kashar/Tirane
(pasi kaloni QTU-ne, per tek Stacioni Hekurudhor Kashar)

Tel. : +35544517000

hr@add.com.al
www.add.al

 

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.