Tirane, ofroj vend pune Market Research Analyst!

Njoftim për vend të lirë pune Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.

Titulli i pozicionit:

Market Research Analyst Banda:

4 Departmenti:

Menaxhimit te Projekteve Vendndodhja:

Aba Center Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Kryen analizën e tregut për projekte të ndryshme të Corporate Project Department, sipas sektorëve që Grupi operon dhe/ose planifikon të operojë, sektor të cilët përfshijnë (po nuk limitohen) turizmi, real estate, retail, bujqësi, burime natyrore, ndërtim, etj.

- Investigon faktorët makroekonomik dhe mikroekonomik të sektorit ku bën pjesë projekti.

- Zhvillon vlerësime mbi konkurrencën dhe çmimet aktuale të tregut.

- Përgatit projeksionet mbi çmimet optimale të shitjes, numrin e njësive për t’u shitur duke marrë në konsideratë faktorët makro-ekonomik dhe mikro-ekonomik të tregut.

- Përgatit projeksionet mbi të ardhurat potenciale vjetore që projekti do realizojë pasi të aktivizohet si dhe analizën SWOT të tij.

- Ofron ekspertizë dhe know-how në vlerësimin dhe inicimin e projekteve të Corporate Project Department.

- Eshtë pjestar i Grupit të punës me në krye Drejtorin e Corporate Project Management që vlerëson, analizon, dhe zhvillon projektet ose bizneset nën portofolin menaxhues të Departamentit.

- Përgjegjës për arritjen e objektivave të parapërcaktuara në përputhje me qëllimin, kohën dhe buxhetin e parashikuar.

- Kryen cdo gjë tjetër brenda fushës së ekspertizës që i kërkon Drejtuesi i Corporate Project Management. Kualifikime dhe aftësi:

- Diplomë Master në Administrim Biznesi

- Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në marketing, kërkime dhe analiza.

- Aftësi për të punuar në ekip multidisiplinor, nën stres dhe aftësi për të respektuar afatet.

- Aftësi për punuar në disa projekte njëkohësisht.

- Aftësi të shkëlqyera analitike, të menduarit strategjik dhe organizativ.

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur.

- Integritet të lartë, komunikim të shkëlqyer ndërpersonal, dhe i kujdesshëm ndaj detajeve.

Kushte të punës:

Balfin Group ofron paketë shumë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e Aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit në adresën e hr@balfin.al deri më datë 11 Mars 2018. Ju lutem vini rë se do të kontaktohen vetem kandidatët ë përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

 

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.