KERKOHET FINANCIERE\R, PARTNER.AL

Përshkrimi

Partner.al kërkon Financiere/r për një rrjet të sukseshëm dyqanesh që operon në industrinë e bizhuve.

Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive: Qëllimi i pozicionit të Financierit/es është planifikimi organizimi dhe koordinimi në mënyrë të suksesshme i të gjitha proceseve të punës në Departamentin e Financës.

Detyrat

 Rregjistrimi i gjithë veprimeve të aktivitetit në sistemin financiar sipas legjislacionit tatimor;
 Përgatitje e pasqyrës financiare mujore dhe ato vjetore (analizat e shitjeve, Cash Flow, planifikim pagesash, analiza kostosh etj);
 Analizë shitjesh e ndarë sipas produkteve;
 Të sigurojë që dokumentacioni të arkivohet në menyrë korrekte me të gjitha të dhënat e nevojshme për të maksimizuar eficencën e departamentit të financës (bankës, listëpagesave, etj);
 Menaxhimin e të gjitha pagesave;
 Përgjegjës për hartimin, ndjekjen dhe kontrollin e të gjitha procedurave financiare të kompanisë;
 Përgatitjen e raporteve specifike në varësi të kërkesave të menaxhimit.

Kualifikimet / Kërkesat

 Të ketë përfunduar studimet e larta në profilin Financë/Kontabilitet;
 Të ketë njohuri të cilat ti ketë praktikuar mbi Kontabilitetin dhe Raportimin Financiar, Analizën Financiare, Kontabilitetin e Kostos etj;
 Përvojë e mëparshme 2-3 vite (preferohet në Retail);
 Njohuri shumë të mira të programeve financiare (Financa 5,Alpha);
 Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;
 Të njoh gjuhën angleze.

Shënime

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme:
rekrutime@partner.al
ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.