Tirane, ofroj vend pune Internship prane ALMAKO

a Tel: +355 (0) 4 2 419 552 | Mobile: +355(0) 68 20 50 673 E-mail: tirana@almako.at Web: www.almako.at Mundësi Internshipi pranë ALMAKO Vendodhja: Tirane, Shqipëri Kohëzgjatja e punës: Me kohë të plotë ALMAKO TIRANA është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në Tiranë në vitin 2000. Fokusi kryesor i kompanisë është identifikimi i situatës ekonomike të vendeve si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe informimi si dhe promovimi i kompanive austriake që kanë interes të investojnë në këto vende. Gjatë internshipit kandidati do të ketë mundësinë të njihet me proçedurat administrative dhe organizative të kompanisë, të njihet me projektet e ndryshme me të cilat është duke punuar aktualisht ALMAKO TIRANA si dhe të përfshihet në marketingun dhe mirëmbajtjen e rrjeteve sociale të kompanisë. Kandidati ideal duhet: • Të ketë mbaruar studimet në ekonomi ose inxhinieri; • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, njohja e gjuhës gjermane përbën avantazh; • Eksperienca e mëparshme në shërbim klienti ose në shitje, përbën avantazh • Të ketë aftësi të mira për të punuar në grup; • Të ketë aftësi të mira organizative dhe në menaxhimin e kohës; • Të njohë mirë paketën MS Office • Të ketë leje drejtimi automjeti; • Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve Për të aplikuar për këtë pozicion dërgoni CV-në tuaj tek tirana@pendlpiswanger.at

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.