Kamez, Kerkohet  Menaxher Shitje Filiali!

Kompania Deutschcolor pjesë e DELTA GROUP, sjell në Shqipëri traditën Gjermane 100-vjeçare në prodhimin e bojërave 
për ambjente të brendshme dhe të jashtme. Si rrjedhojë e rritjes së saj të vazhdueshme, 
Deutschcolor kërkon të rekrutojë staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e biznesit. 
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. 
Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës 
dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë. 
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.

Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Menaxher Shitje Filiali Kamez, Tirane

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët :

  • Arsim I mesëm/ i lartë.
  • Mosha e preferuar 23 – 35 vjec.
  • Lejë drejtimi automjeti.
  • Vendbanim Tirane



Pershkrimi I detyrave kryesore:

  • Ofrimi I sherbimit te shkelqyer tek kliente, si dhe shtimi i portofolit te klienteve potenciale duke dalur dhe ne terren.
  • Duhet të njohë shumë mirë të gjitha produktet në filial dhe të shpjegojë klientëve karakteristikat dhe përfitimet e tyre;
  • Orientim dhe sugjerim per klientet mbi produktet dhe cmimet, duke u mbeshtetur ne kerkesat e tyre.
  • Ndjekja e procesit te porosive.
  • Te jete i azhornuar ne lidhje me problemaikat dhe kerkesat e klienteve qe ka ne manaxhim.
  • Evidenton, mban në kontakt dhe stimulon bashkëpunëtorët e ndryshëm si, arkitektë, hidraulikë, ustallarë, bojaxhi, etj
  • Raportim ditor mbi mbarevajtjen e klienteve te kontaktuar.


  • Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, 
    duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën elektronike: hr@deutschcolor.de
    Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, DELTA GROUP, 
    vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.



DEUTSCHCOLOR Sh.a
Rruga “Aleksandri i Madh” Tiranë
info@deutschcolor.de
www.deutschcolor.de

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.