Tirane, Kerkohet Menaxher Shitje, Filiali Porcelan!
Kompania Deutschcolor pjesë e DELTA GROUP, sjell në Shqipëri traditën Gjermane 100-vjeçare në prodhimin e bojërave për ambjente të brendshme dhe të jashtme. Si rrjedhojë e rritjes së saj të vazhdueshme, Deutschcolor kërkon të rekrutojë staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e biznesit. Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë. Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.
Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Menaxher Shitje Filiali Porcelan , Tirane
Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët :
• Arsim I mesëm/ i lartë.
· Mosha e preferuar 23 – 35 vjec.
• Lejë drejtimi automjeti.
• Vendbanim Tirane
Pershkrimi I detyrave kryesore:
• Ofrimi I sherbimit te shkelqyer tek kliente, si dhe shtimi i portofolit te klienteve potenciale duke dalur dhe ne terren.
• Duhet të njohë shumë mirë të gjitha produktet në filial dhe të shpjegojë klientëve karakteristikat dhe përfitimet e tyre;
• Orientim dhe sugjerim per klientet mbi produktet dhe cmimet, duke u mbeshtetur ne kerkesat e tyre.
• Ndjekja e procesit te porosive.
• Te jete i azhornuar ne lidhje me problemaikat dhe kerkesat e klienteve qe ka ne manaxhim.
• Evidenton, mban në kontakt dhe stimulon bashkëpunëtorët e ndryshëm si, arkitektë, hidraulikë, ustallarë, bojaxhi, etj
• Raportim ditor mbi mbarevajtjen e klienteve te kontaktuar.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën elektronike :hr@deutschcolor.de .
Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, DELTA GROUP, vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.
DEUTSCHCOLOR Sh.a
Rruga “Aleksandri i Madh” Tiranë
info@deutschcolor.de
www.deutschcolor.de
LEXO TE NGJASHME




















