Tirane / Durres, kerkohet Menaxher Shitjeje!
Delta është pjesë e DELTA GROUP ku bëjnë pjesë kompanitë Deutschcolor, Delta Home, Thermoswiss, Dast dhe Delta.
Delta është lider në tregtimin e pllakave, parketeve, hidrosanitareve dhe shumë aksesorëve të ndryshëm.
Gjithashtu zotëron eksluzivitetin e disa kompanive të njohura ndërkombëtare si Aparici, Hansgrohe, Duravit, Geberit, Krono etj.
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës
dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.
Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Menaxher Shitjeje, Tirane / Durres
Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët:
Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
Aftësi të mira menaxhimi dhe organizimi.
Eksperiencë në fushën e shitjes.
Mosha e preferuar 25-35 vjec.
Lejë drejtim automjeti.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për ketë mundësi, ju lutem dergoni CV dhe dokumentat tuaja plotësuese,
duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën: hr@delta.al
Ju do të kontaktoheni nga Burimet Njerëzore, DELTA GROUP,
vetëm nëse CV dhe Dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.
Tek ne Cv-ja juaj është e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Autostrada Tiranë – Durrës,
Km 1.5, Tiranë
+355 42407445
info@delta.al
www.delta.al
LEXO TE NGJASHME