Tirane, Kerkohet Agjent Shitjesh!
Kompania Deutschcolor pjesë e DELTA GROUP, sjell në Shqipëri traditën Gjermane 100-vjeçare në prodhimin e bojërave
për ambjente të brendshme dhe të jashtme. Si rrjedhojë e rritjes së saj të vazhdueshme,
Deutschcolor kërkon të rekrutojë staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e biznesit.
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës
dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.
Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Agjent Shitjesh , Tirane
Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët :
Arsim I mesëm/ i lartë.
Mosha e preferuar 23 – 35 vjec.
Lejë drejtimi automjeti.
Vendbanim Tirane
Pershkrimi I detyrave kryesore:
Ofrimi I sherbimit te shkelqyer tek kliente, si dhe shtimi i portofolit te klienteve potenciale duke dalur dhe ne terren.
Duhet të njohë shumë mirë të gjitha produktet në filial dhe të shpjegojë klientëve karakteristikat dhe përfitimet e tyre;
Orientim dhe sugjerim per klientet mbi produktet dhe cmimet, duke u mbeshtetur ne kerkesat e tyre.
Ndjekja e procesit te porosive.
Te jete i azhornuar ne lidhje me problemaikat dhe kerkesat e klienteve qe ka ne manaxhim.
Evidenton, mban në kontakt dhe stimulon bashkëpunëtorët e ndryshëm si, arkitektë, hidraulikë, ustallarë, bojaxhi, etj
Raportim ditor mbi mbarevajtjen e klienteve te kontaktuar.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese,
duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën elektronike: hr@deutschcolor.de
Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, DELTA GROUP,
vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.
DEUTSCHCOLOR Sh.a
Rruga “Aleksandri i Madh” Tiranë
info@deutschcolor.de
www.deutschcolor.de
LEXO TE NGJASHME