Koordinatore ne Departamentin e Marketingut
DELTA GROUP përbëhet nga kompanitë Deutschcolor, Delta Home , Thermoswiss, Dast dhe Delta.
DELTA GROUP është lider në tregtimin dhe prodhimin e një game të gjerë produktesh,
duke punuar dhe duke pasur ekskluzivitetin e disa kompanive më të njohura ndërkombëtare.
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu vlerësimi / bonuse, sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsis në punë
janë një tjetër politik sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.
Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Koordinatore ne Departamentin e Marketingut.
Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët :
- Te kete perfunduar arsimin e larte.
- Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike.
- Aftësi shume të mira menaxhimi dhe organizimi.
- Mosha e preferuar 23 – 35 vjec.
- Eksperience pune ne kete fushe perben avantazh.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese,
duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën : hr@deltagroup.eu
Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, DELTA GROUP,
vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit
Tek ne Cv-ja juaj është e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
LEXO TE NGJASHME




















