Tirane, ofroj vend pune KOMERCIALIST - Sales Representative

Alarm Automatika d.o.o. është kompani lider në Europën Juglindore në punët e integrimit të sistemeve të mbrojtjes teknike
(video survejim, alarme të vjedhjes, alarme të zjarrit, citofoni, access control dhe orarit të punës, integrim, centralizim etj).
Qëllimi ynë është, që në bashkëpunim me partnerët, të kujdesemi për mbrojtjen e të gjithë blerësve tanë.
Këtë e arrijmë me përcjelljen e vazhdueshme të arriturave më të fundit në industrinë „security“ dhe me kontaktet e pandërprera me tregun.
Zgjerimi i vëllimit të punëve hap mundësi të zgjerimit të ekipit tonë në Tiranë.
Bashkohuni edhe ju ekipit të suksesshëm të shitjes dhe shfrytëzoni potencialet e vendit të punës.

KOMERCIALIST

Përshkrimi i punëve

gjetja e blerësve, zhvillimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të shitjes

shitja e zgjidhjeve optimale të sistemeve te mbrojtjes teknike (video survejim, alarme të vjedhjes, alarme të zjarrit, citofoni, kontroll i qasjes dhe orarit të punës, integrim, centralizim ...)

bashkëpunim i përditshëm dhe mbajtja e marëdhënieve të mira me klientët/partnerët ekzistues dhe klientët/partnerët e ri potencial

hulumtim, analizë dhe përpunim i tregut

përpunimi i planit të shitjeve dhe furnizimeve dhe raportimi i realizimeve

përkrahja dhe zgjidhjet teknike për bleresit në zgjidhjen e kërkesave të tyre.



Nga ju presim:

Shkollimi i larte ose i mesem i drejtimeve ekonomike me interesim ne teknologjite e reja ose shkollim i larte ose i mesem i drejtimeve teknike me pervoj dhe talent per shitje

pervoje pune ne punet e shitjes me shumice

shkathtesi ne komunikim, shitje dhe motivim

gatishmeri per udhetime zyrtare (vizita partnereve afarist)

shkalle e larte e pergjegjesise, pavaresise dhe iniciatives ne pune

prirje per teknologjite e reja

njohuri e shkelqyer e paketit MS OFFICE

njohuri e mire e gjuhes angleze

gatishmeri per pune ekipore

nivel i larte i etikes se punes dhe ndershmerise



Perparesi kane kandidatet qe kane pervoje ne shitjet me shumice te sistemeve te mbrojtjes teknike

Juve ju ofrojme:

maredhenie te rregullt pune

shperblimi stimulativ varesisht nga rezultatet e punes dhe rezultatet ekipore

mundesi e punes ne ekip profesional, dinamik dhe kreativ

avancim profesional dhe mundesi e perfitimit te njohurive dhe shkathtesive te reja



Nese deshironi te jene pjese e kompanise nderkombetare, stabile, dinamike, ju lusim te dergoni CV – ne tuaj ne Gjuhen Angleze
me pershkrim te detajuar te pervojes suaj ne email adresen: jobapplication1@alarmautomatika.com
„LAJMEROHU NE KETE SHPALLJE“

Kandidatet qe plotesojne kushtet e mesiperme dhe te cilet do te zgjidhen per rrethin e ngushte te kandidateve per vend te punes Komercialist,
do te ftohen ne bisede, nje muaj pas mbylljes se ketij konkursi

Ju falemnderit per paraqitjet tuaja!

Alarm automatika shpk – Tirane
Për më shumë informacion mbi këtë shoqëri vizitoni web faqen: www.alarmautomatika.com

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.