Kompania Deutschcolor ju fton të aplikoni për pozicionin: Kimist

Kompania Deutschcolor pjesë e DELTA GROUP, sjell në Shqipëri traditën Gjermane 100-vjeçare në prodhimin e bojërave 
për ambjente të brendshme dhe të jashtme. Si rrjedhojë e rritjes së saj të vazhdueshme, 
Deutschcolor kërkon të rekrutojë staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e biznesit. 
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. 
Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës 
dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë. 
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.

Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Kimist.

Kërkesat që duhet të përmbushin kandidatet:
· Përfunduar studimet për Kimi Industriale.
· Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
· Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike.
· Mosha 25- 35 vjec.

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, 
duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën elektronikehr@deutschcolor.de
Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, DELTA GROUP, 
vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.