Tiranë, ofroj vend pune Koordinator i Komunikimit
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.
Titulli i pozicionit: Koordinator i Komunikimit
Departmenti: Komunikimit Koorporativ
Vendndodhja: Aba Center Tirane
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përcakton dhe zhvillon planin e komunikimeve dhe ekzekuton programe për të përcjellë objektivat e komunikimit në të gjithë Grupin (njoftimet me email, publikimet e planifikuara, online, intranet, video, projekte të veçanta dhe detyra).
Monitoron efektivitetin e fushatave dhe kanaleve të komunikimit dhe bën rekomandime për të rishikuar dhe ndryshuar strategjinë sipas nevojës.
Mbështet Drejtorin e Komunikimit PR dhe koordinatorin e Marketingut Dixhital në menaxhimin e proceseve të komunikimit, takimeve, eventeve dhe aktiviteteve të tjera të propozuara sipas Strategjisë së Departamentit.
Zhvillon artikuj PR dhe ndihmon në rishikimin e artikujve që sigurojnë cilësinë dhe standardet e shkrimit të kanalizuar siç duhet në media.
Zhvillon dhe mirëmban marrëdhëniet me median dhe rrjetin e gazetarëve.
Menaxhon procesin e zhvillimit të përmbajtjes për platformat e komunikimit të brendshëm. duke luajtur një rol udhëheqës në zhvillimin dhe përmirësimin e SharePoint si një mjet kryesor i komunikimit të brendshëm.
Asiston departamentin e burimeve njerëzore në krijimin e proceseve dhe programeve të komunikimit të nevojshme për të tërhequr dhe mbajtur një forcë pune të kualifikuar dhe të angazhuar.
Siguron asistencë ndaj Menaxherëve të Burimeve Njerëzore, CEO-ve dhe Menaxherëve të Marketingut në realizimin e detyrave dhe proceseve të lidhura me komunikimin organizativ.
Mbështet ekipet e HR dhe Marketingut në zhvillimin e mënyrave, mjeteve dhe organizimin e aktiviteteve që lidhen me rritjen e angazhimit dhe kënaqësisë së punonjësve.
Mbështet CEO-n dhe VP-të e Grupit Balfin me përgatitjen e teksteve për fjalime, paraqitjen e prezantimeve etj.
Mbështet dhe ndihmon në organizimin e të gjitha ngjarjeve në nivel grupi si Staff retreat, Balfin Volley, Balfin End Year Party, prodhimi i videove të ndryshme korporative, albume foto, në gjenerimin e rezultateve maksimale etj.
Mbështet Drejtorin e Komunikimit në zhvillimin dhe menaxhimin e aktiviteteve CSR dhe të Fondit Balfin.
Kualifikime dhe aftësi:
Diplomë Bachelor në Komunikim, Media / Gazetari, PR, Shkencat Sociale, ose fusha të ngjashme. Diplomë Master me Marketing do të përbëjë avantazh.
Të ketë 5 ose më shumë vite eksperiencë në pozicione manaxheriale për komunikim korporativ, marrëdhënie me publikun, marketingun mix dhe metoda të tjera të komunikimit.
Përvojë në komunikim dhe publikime në raste krizash.
Aftësi të të menduarit kreativ dhe strategjik, komunikim me gojë, shkrim, redaktimin dhe shpërndarjen efektive të informacionit për audiencën e gjerë.
Përvojë në zhvillimin e strategjisë, vendosjen e objektivave dhe shpërndarjen e rezultateve të
Aftësi për të respektuar afatet dhe për të vendosur priorite, për të punuar në afate të shkurtra dhe nën presion
Njohuri shumë të mira në Microsoft Office, Adobe Acrobat, SharePoint.
Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze. Gjuha tjetër është avantazh.
Kushte e punës: Balfin Group ofron paketë shumë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa hr@balfin.al deri më datë 24 Tetor 2017. Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.
LEXO TE NGJASHME