Tiranë, kërkohet Specialiste e Burimeve Njerezore

DELTA GROUP përbëhet nga kompanitë Deutschcolor, Delta Home , Thermoswiss, Dast dhe Delta. 
DELTA GROUP është lider në tregtimin dhe prodhimin e një game të gjerë produktesh, duke punuar 
dhe duke pasur ekskluzivitetin e disa kompanive më të njohura ndërkombëtare. Në fokusin tonë primar 
janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. Gjithashtu vlerësimi / bonuse, 
sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsis në punë janë një tjetër politik sociale e grupit tonë. 
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.


Pozicioni për të cilin mund të aplikoni: Specialiste e Burimeve Njerezore.


Kërkesat që duhet të përmbushin kandidatet:


• Arsimi i lartë, preferohet në Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale.
• Të ketë minimalisht 1 vit pune experience 
• Aftësi të mira komunikimi. 
• Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese.
• Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri.


Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, 
duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën : hr@deltagroup.eu .
Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, DELTA GROUP, vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese 
do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.


Tek ne Cv-ja juaj është e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.