Vlore, Operator regjistrimi
Aleat Shpk, është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të OT-Morpho dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve.
www.aleat.al
Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për një OPERATOR REGJISTRIMI në Vlorë.
KËRKËSA
- Diplomë universitare.
- Aftësi të mira kompjuterike.
- Korrektësi në punë.
- Ndershmëri dhe maturi.
- Sjellje serioze.
- Saktësi në hedhje të të dhënave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe zotësi për të zgjidhur çdo situatë kritike.
- Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës.
PËRGJEGJËSI
- Kryen procesin e regjistrimit dhe shpërndarjes për aplikantët (gjithë qytetarët shqiptarë) për letërnjoftim (ID) dhe pasaporta biometrike sipas procedurave të kompanisë.
- Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të aplikimit dhe shpërndarjes.
- Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aleat; materialet dhe pajisjet e zyrës etj.
- Siguron dhe menaxhon Kartat e Identitetit / Pasaportat në Zyrën e Aleatit, sipas procedurave të përcaktuara.
- Krijon një mjedis mikpritës për të gjithë aplikantët dhe u shërben atyre me mirësjellje.
- Përgatit raporte ditore, javore, mujore.
TË GJITHË TË INTERESUARIT TË DËRGOJNË NJË CV TË PLOTË ME DETAJE TË EDUKIMIT DHE EKSPERIENCAVE SI DHE ME FOTO, PRANË burime.njerezore@aleat.com
Dokumentet do të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
LEXO TE NGJASHME