Tirane, Krkohet Menaxher Zyre

ALUFLOR KERKON PUNONJES NE POZICIONIN E MENAXHERES SË ZYRËS ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike.

Detyrat

  1. Të mbajë evidencat e punonjësve 
    2. Të mbajë hyrjet dhe daljeve të punonjësve gjatë orarit të punës 
    3. Pritjen dhe menaxhimin e klientëve/aplikantëve (personave që vijnë në zyrat e kompanisë)
    4. Koordinimin e takimeve në sallën e mbledhjeve 
    5. Trajtimin e të gjitha kërkesave të administratës (internet; telefon; kancelari)
    6. Blerjet e kancelarisë/ kuzhinës dhe higjienës në kompani 
    7. Protokollin e jashtëm
    8. Kontaktimin dhe menaxhimin e personave përgjegjës për mirëmbajtjen dhe performancën sa më të mirë të ambientit të zyrave
    9. Mbledhjen çdo fund muaji të dokumentacionit elektronik 
    10. Raportet ditore/ javore dhe mujore të detyrave të departamentit 
    11. Përgjigjen e telefonatave
    12. Mbajtjen e inventarit të zyrave
    13. Të tjera në funksion të përmbushjes së detyrës.

Kualifikimet / Kërkesat

- Te kenë përfunduar arsimin e lartë
- Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune.

- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Offic
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Aftësi për të punuar në grupDuhet t'i përmbahet këtyre rregullave:
- Të kenë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
- Të jenë të komunikueshëm me kolegët dhe të gatshëm në çdo kohë të japin ndihmën e tyre për nevojat e kompanisë.
- Të karakterizohen nga ndershmëria,integriteti dhe korrektësia
- Të kenë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojnë në dhënien e ideve të reja.
- Të ecin me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë
- Të ruajnë konfidencialitetin
- Nuk pranohen aplikantë të cilët janë duke ndjekur studimet.
- Aplikimi me foto është i detyrueshëm.

Shënime

Adresa: Rr. Deshmoret e Kombit, Kullat Binjake, Kulla 1, Kati 12, Tirane

Email: dr.bnj@aluflor.com & as.bnj@aluflor.com

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.