Tirane, Takime të Hapura - ProCredit Entry Program 5 qershor
Takime të Hapura ProCredit Bank– Mundësi Punësimi ProCredit Entry Program, 05 qershor 2017
ProCredit Entry Program, është një program punësimi për profesionistët e kualifikuar dhe të sapodiplomuarit në universitete apo institucione të tjera të larta arsimore, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit.
Ky program është mundësia e vetme e hyrjes në BankënProCredit. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi, mësoni më shumë për të dhe bankën ProCredit nëpërmjet pjesëmarrjes në takimin e hapur si dhe dokumentarit: ProCredit Entry Program
Si një punëdhënës i përgjegjshëm, ProCredit Bank siguron dhënien e informacionit të detajuar për të gjithë ju që jeni të interesuar të punoni me ne. Për të realizuar këtë proçes, ne kemi organizuar takime të hapura të quajtura: Mundësi Punësimi në të cilat prezantojmë proçesin tonë të rekrutimit për Programin prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni përpara se të merrni pjesë në këto takime.
Ju do të keni mundësi të takoheni dhe të flisni me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore në takimet e hapura, të cilat zhvillohen çdo muaj, si më poshtë:
Vendi: Tiranë Drejtoria Qendrore, Laprake
Data: Takimi i rradhës 05 qershor 2017
Adresa: Rr. "Dritan Hoxha" Laprake, Tiranë
Oraret: Takimi i parë në orën 14:00-15:00 dhe Takimi i dytë në orën 15:30-16:30
Konfirmim pjesëmarrje: Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Takimin e Hapur, date 05 qershor 2017, ju lutemi shkruani në adresën burime_njerezore@procredit-group.com duke specifikuar edhe orarin e pjesëmarrjes.
Ne ju ftojmë të lexoni më shumë në faqen www.procreditbank.com.al.
LEXO TE NGJASHME