Shqiperi, ofroj vend pune Agjent Shitjesh dhe marketingu
Keni mbaruar për marketing apo ju pëlqen shitja dhe promocioni?
Eshtë një shans per mos t'u humbur, apliko tani:
Farmix shpk kërkon të punesojë agjent shitjesh dhe marketingu për Markete.
Detyrat dhe Pergjegjësitë:
• Promovon produktet e kompanisë dhe është përgjegjës mbi shitjet sipas planit.
• Zhvillimin dhe përmirësimin e njohjes së Brandeve.
• Përgatitja e një database për klientët dhe rifreskimi i herëpashershëm i saj.
• Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj, planifikon numrin e kontakteve të reja si dhe kërkon informacion për të përcaktuar potencialin e tyre blerës;
• Gjetja e klienteve të rinj, organizimi i takimeve prezantimi i produkteve, cmimeve dhe mbyllja e porosisë;
• Mirëmbajtja e marrëdhenieve me klientët ekzistues
Kërkesa për kandidatet:
· Aftësi shumë të mira negociuese dhe komunikuese
· Eksperienca përbën avantazh
· Të ketë njohuri të mira kompjuterike, paketa office.
· Aftësi për t’u përballur me klientët dhe per të menaxhuar me efikasitet kërkesat e tyre
· Aftësi për të punuar në kushtet e presioneve të ndryshme
· I orientuar drejt detajeve
· Të ketë aftësi shumë të mira analitike
· Aftësi vendimarrëse
· Patente e klasit B.
Vlerësimi:
Pagë shumë e mirë bazë dhe Bonus mbi performancën.
LEXO TE NGJASHME