Kerkohet Arkitekt/e
Kompania Agikons, lider në ndërtimim dhe zhvillimin e rezidencave, shpall pozicionin vakant “Arkitekt/e”. Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë cv-në e tyre në hr@agikons.com , duke shënuar edhe pozicionin për të cilin aplikoni. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 2 Maj, ora 10:00 am Vetëm kanditatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë. Detyrat/Përgjegjesite
- Arkitekti duhet të hartojë projekte të ndryshme dhe të bëjë integrimin e projektit arkitektonik me projektet konstruktiv, hidrosanitar dhe elektrik.
- Duhet të plotësojë projektin me detaje, rifinitura, plotësime të ndryshme sipas rastit, dhe do të ndjekë zbatimin duke supervizionuar dhe kujdesur për zbatimin korrekt të projekteve dhe preventivave.
- Të asistojë në paraqitjen grafike të projekteve. Kualifikime/ Kërkesa
- Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë në Arkitekturë
- Të njohë dhe të përdorë mirë programin AutoCad dhe ndonje nga programet e renderimit.
- Të ketë aftësi të mirë komunikuese dhe i aftë të punojë me rendiment të lartë
- Të ketë eksperience të mëparshme në arkitekturë, preferohet me më shumë se 4 vjet eksperiencë.
- Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj ,
Tel 0672005115
LEXO TE NGJASHME